Djema, jemi përpara një momenti delikat!

Sporti

Djema, jemi përpara një momenti delikat!

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 12:12

Zbulohen prapaskena nga stërvitja e djeshme e yjeve të Kombëtares. Pasi mbërritën pranë kompleksit, De Biasi e mblodhi skuadrën në një cep të fushës dhe për rreth 15-20 minuta u mbajti atyre një fjalim të gjatë.

“Panorama Sport” raporton pranë skuadrës kanë treguar edhe bisedën që pati italiani me skuadrën. “Djema, jemi përpara një momenti delikat! Kemi kaluar gjysmën e rrugës, duke bërë më të mirën falë grupit kompakt që kemi. Tani na pret një takim shumë më i fortë dhe dua që të tregoni karakter në fushë. Duhet ta ndihmoni njëri-tjetrin. Është një ndeshje ku kujdesi dhe përqendrimi duhet të jetë i madh në çdo minutë.

Përballë është një ekip që mund të na shënojë në çdo moment. Duhet të luani ashtu si në Danimarkë, pa asnjë ndjenjë frike. Ua kam thënë edhe në ndeshjet e kaluara, ne nuk kemi frikë askënd. Bashkë ia dalim, forca çuna!”, mësohet se ka thënë De Biazi para skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat