Grupi “I”, Armenia “na jep një dorë” barazon me Danimarkën

Sporti

Grupi “I”, Armenia “na jep një dorë” barazon me Danimarkën

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 19:56

Kur ka mbetur dhe më pak se një orë nga ndeshja Shqipëri-Portugali, një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare vjen nga ndeshja tjetër e Grupit “I”. Armenia ka barazuar pa gola me Danimarkën, duke mos ndryshuar asgjë në tabelën e renditjes.

Ka qenë një sfidë e luftuar nga të dyja kampet me plot raste por në fund gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura. Danimarka ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe kundërshtari i radhës për ekipin e Olsen është Portugalia.

Tani të gjithë sytë në “Elbasan Arena” për të parë se si do të përfundojë takimi mes Shqipërisë dhe Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat