Shqipëria e pafat, Portugalia fitoi në fund

Sporti

Shqipëria e pafat, Portugalia fitoi në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2015 Në ora: 20:44

Një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi Shqipërisë me humbje në minutën e dytë shtesë të lojës. Portugalia shënoi fitore me rezultat 1:0 në përballje me Shqipërinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016.

Futbollisti Miguel Veloso ishte fatal në minutën e 90+2', kur shfrytëzoi një pakujdsesi të mbrojtjes tonë. Ricardo Quaresma që u aktivizua në pjesën e dytë (65') harkoi nga korneri, ndërsa mbrojtja jonë nuk e mbuloi si duhet Miguel Veloson dhe me kokë nga 9-10 metra realizoi golin e trepikëshit të madh të Portugalisë, duke heshtur tërë stadiumin "Arena Elbasan".

Shqipëria ishte shumë afër një pike, por fati sportiv ia ktheu shpinën kur askush nuk e priti dhe menduan se do të përfundoi ballafaqimi pa gola. Portugalia tani kryeson me 15 pikë, e ndjekur nga Danimarka që ka 12 sosh dhe Shqipëria 11 pikë në vend të tretë.

Shqipëria ka edhe dy ndeshje deri në fund si vendas kundër Serbisë dhe pastaj si mysafir i Armenisë dhe ka gjasa të mëdha që të sigurojë biletën për në Francë, ndërsa Danimarka ka vetëm edhe një ndeshje me Portugalinë vendase. Danimarka luajti baras 0:0 me Armeninë dhe nuk është më shumë se një pikë larg nga Shqipëria. Shqipëria pësoi humbjen e parë pas tri fitoreve e dy barazimeve, apo në fakt Portugalia iu revanshua për humbjen në Aveiro.

Shqipëria në pjesën e dytë luajti më mirë, më gjallë pati një mundësi ideale për të shënuar, por tërthorësja ia mohoi golin e Sokol Cikalleshit në minutën e 74-të. Në minutën e 12-të, Ronaldo shmang bukur dy lojtarë dhe godet fuqishëm nga jashtë zone, por grushton Berisha në goditje këndi. Pas një minute Shqipëria ishte me pafat, kur Nani i vetmuar nga afërsia gjuajti bukur, por shtylla pingule shpëtoi Berishën.

Në minutën e 26-të, portieri Etrit Berisha u tregua syçelë i cili doli jashtë 16-shit dhe me kokë hoqi topin para Cristiano Ronaldos së vetmuar dhe shpëtoi gol. Sokol Cikalleshi mundohet nga 16-17 metra, por gjuajtja e tij e plogësht, nuk e befason portierin Rui Patricio (36').

Në minutën e 39-të, Silva nga rreth 15 metra rrezikoi seriozisht portën e Shqipërisë, por topi shkoi përskaj shtyllës pingule. Danny përpiqet të rrezikoi (60"), por gjuajtja e tij u prit pa vështirësi nga Berisha.

Portugalia ishte me fat të madh, kur Sokol Cikalleshi nga rreth 22-23 metra gjuajti fortë dhe topi i devijuar u ndalë nga tërthorësja. Në minutë e 80-të, fat i madh për Shqipërinë.

Futbollisti Eliseu e paraballoi Etrit Berishën, por për fat të mirë topi shkoi jashtë shtyllës pingule. Kur të gjithë menduan se takimi do të përfundoi pa fitues, ishin minutat tragjik për kombëtaren tonë. Miguel Veloso me kokë nga rreth 9-10 metra shënoi për fitoren e Portugalisë.

Portugalia importoi tri pikë të mëdha, ndërsa Shqipëria me gjithë humbjen, nuk duhet dëshpëruar, sepse ka edhe dy ndeshje tjera dhe me gjasa reale që të siguroi kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian.

Gjermania mposhti Skocinë

Ndeshje interesante është zhvilluar edhe në mes Skocisë dhe Gjermanisë, e cila përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat 3:2. Një ndeshje me gjithsej pesë gola që kënaqi edhe të pranishmit në "Hampden Park" në Gllasgou. Thomas Muller në minutën e 18-të nga rreth 16-17 metra me mjeshtri realizoi për gjermanët, mirëpo kjo epërsi nuk zgjati më shumë se dhjetë kur Hummels (28') shënoi autogol dhe 1:1. Pjesa e parë ishte me ritëm të lartë dhe e dëshmuan edhe dy gola të tjerë. Muller ishte ndër më të mirët, duke realizuar edhe golin e tij të dytë në këtë sfidë dhe të epërsisë 1:2 pikërisht në minutën e 34-të. Skocia nuk dorëzohet, por dy minuta pa përfunduar (43') pjesa e parë, McArthur barazoi rezultatin 2:2. Muller ishte i pandalshëm, i cili për bukuri ka asistuar deri të Gondogan dhe ky i fundit shënon për fitoren 3:2 të Gjermanisë. Finlanda mposhti me rezultat 1:0 Ishujt Faroe. Përparim Hetemaj luajti titullar për Finlandën dhe iu gëzua fitores.

Shqipëria-Portugalia 0:1

Stadiumi Gjyqtar: Jonas Eriksson (Suedia).
"Arena Elbasan", Elbasan.
Shikues: 13.000.
Kartonat e verdhë: Gjimshiti, Abrashi - Nani.
Shënues: Veloso (90+2').
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi (Basha 54'), Gashi, Lenjani, Cikalleshi (Balaj 86').
Portugalia: Patricio, Vieirinha (Cedric 54'), Pepe, Carvalho, Eliseu, Veloso, Danilo, Bernardo Silva (Quaresma 65'), Nani, Danny (Eder 76'), Ronaldo.

Grupit I
Armenia-Danimarka 0:0
Shqipëria-Portugalia 0:1

Tabela

1. Portugalia 6 5 0 1 15
2. Danimarka 7 3 3 1 12
3. Shqipëria 6 3 2 1 11
4. Armenia 7 0 2 5 2
5. Serbia 6 1 1 4 1

Grupi D
Polonia-Gjibraltari 8:1
Skocia-Gjermania 2:3
Irlanda-Gjeorgjia 1:0

Tabela
1. Gjermania 8 6 1 1 19
2. Polania 8 5 2 1 17
3. Irlanda 8 4 3 1 15
4. Skocia 8 3 2 3 11
5. Gjeorgjia 8 2 0 6 6
6. Gjibraltari 8 0 0 8 0

Grupi F
Finlanda-Ishujt Faroe 1:0
Rumania-Greqia 0:0
Irlanda V. -Hungaria 1:1

Tabela
1. Irlanda V. 8 5 2 1 17
2. Rumania 8 4 4 0 16
3. Hungaria 8 3 4 1 13
4. Finlanda 8 3 1 4 10
5. Ishujt Faroe 8 2 0 6 6
6. Greqia 8 0 3 5 3

Raporti i plotë

90+2' Shqipëria ishte e pafat, kur Veloso me kokë nga rreth 10-11 metra shënoi për epërsinë 0:1 të Portugalisë.

90' Rezultati edhe më tutje 0:0.

86' Xhaka nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra gjuajti larg mbi portë.

80' Fat i madh për Shqipërinë. Futbollisti Eliseu e paraballoi Etrit Berishën, por për fat të mitë topi shkoi jashtë shtyllës pingule.

79' Shqipëria më shumë siguri po luan dhe me intesitet të shtuar, duke sulmuar në drejtim të portës portugeze.

74' Portugalia pati fat të madh. Sokol Cikalleshi ga rreth 22-23 metra gjuajti fortë dhe topi i devijuar u ndalë ngë tërthorësja.

70' Odise Roshi futet në vend të Shkëlzen Gashit.

65' Rezultati edhe më tej 0:0.

60' Danny përpiqet të rrezikoi, por gjuajtja e tij u prit pa vështirësi nga Berisha.

54' Amir Abrashi largohet dhe aktivizohet Migjen Basha, ndërsa te Portugalia Cedric në vend të Vieirinhan.

52' Cikalleshi nga 23-24 metra gjuajti fortë, por nga Carvalho devijohet në korrne

47' Rezultati baras (0:0), asnjëra palë nuk janë të rrezikshme në pjesën e dytë.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, 0:0.

43' Amir Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë.

39' Silva nga rreth 15 metra rrezikoi seriozisht portën e Shqipërisë, por topi shkoi përskaj shtyllës pingule.

36' Sokol Cikalleshi mundohet nga 16-17 metra, por gjuajtja e tij e plogësht, nuk e befason portierin Rui Patricio.

29' Cristiano Ronaldo nga rreth 22-23 metra sfidoi portën e Berishës, por topi devijohet në korrne.

26' Portieri Etrit Berisha u tregua syçelë i cili doli jashtë 16-shit dhe me kokë hoqi topin para Cristiano Ronaldos së vetmuar dhe shpëtoi gol.

23' Berat Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj Nanit.

19' Rezultati vazhdon i pandryshuar, Portugalia po paraqitet më e rrezikshme.

13' Shqipëria ishte e pafat, kur Nani i vetmuar nga afërsia gjuajti bukur, por shtylla pingule shpëtoi Berishën.

12' Ronaldo pati rast të mirë, intervenon Berisha dhe topi në korrne.

10' Ronaldo deri më tash po mbulohet me sukses nga mbrojtja shqiptare.

6' Loja zhvillohej me shumë kujdes nga të dyja palët, rezultati 0:0.

3' Rezultati 0:0, portugezët mundohen ta marrin iniciativën, ndërsa Shqipëria luan me një vetëbesim.

1' Filloi super ndeshja, super derbi mes Shqipërisë dhe Portugalisë. Gjyqtari Jonas Eriksson jep shenjë për fillimin e takimit në "Elbasan Arena".

Stadiumi ‘Elbasan Arena’ është i mbushur plotë e përplot me shikues dhe i veshur në petkun kuqezi, ku përballen kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Portugalisë. Kjo sfidë është në kuadër të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll. Shqipëria mëton pikë të plota që do ta afrojë për në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin e ardhshëm në Francë. Një atmosferë e jashtëzakonshme në stadium, ku do të kanë rastin t’i shohin trimat kuqezi që me 4 shtator importuan një pikë nga Kopenhaga, ku barazuan 0:0 me Danimarkën. Nga ana tjetër, futbollisti më i mirë në botë, Cristian Ronaldo, do të synojë më shokë t’i revanshohet kombëtares kuqezinj për humbjen e parë që i shkaktuan në Aveiro me rezultat 1:0. Ende Portugalia e kujton at humbjen, kur autor i golit ka qenë Bekim Balaj. Shqipëria beson se do ta përsëris at triumfin në Aveiro.

Shqipëria-Portugalia

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi. Portugalia: Rui Patricio, Verinja, Pepe, Karvalho, Eliseu, Veloso, Danilo, Bernardo Silva, Nani, Dani, Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat