Një tifoz i ka kërkuar gazetarëve ta di pse nuk luan Kaçe?

Sporti

Një tifoz i ka kërkuar gazetarëve ta di pse nuk luan Kaçe?

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 10:35

Një tifoz i futbollit është futur në konferencën për media pas lojës me Portugalinë dhe i ka kërkuar gazetarëve ta pyesin trajnerin, De Biasi pse nuk luan mesfushori i PAOK-ut.
Atëherë kur të gjithë po prisnin ardhjen e trajnerit të Portugalisë, Santos në konferencën për media të Elbasan Arena është futur një person nga tribuna VIP.

Bëhet fjalë për një tifoz të vjetër të kombëtares, i cili i është drejtuar gazetarëve me një kërkesë, raporton sporti1
“A ka mundësi gazetarë që këtij zotëriu kur të vjen këtu ta pyesni pse nuk luan Ergys Kaçe? Pse nuk luan Kaçe? Ai e nxjerr të ngrohet 50 minuta dhe nuk e fut në lojë. Në pozitën e tij aktivizon Xhakën, i cili në fakt është mbrojtës i majtë”, tha personi në fjalë.

Me ndërhyrjen e sigurimit të stadiumit ai është larguar, por dilema e ngritur nga ai ia vlen të shqyrtohet pa marrë parasysh se ai është prezantuar edhe si menaxher futbolli, sepse mesfushori i PAOK-ut të Selanikut është ndër lojtarët më në formë të futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat