Shpërqendrimi në defensivë!

Sporti

Shpërqendrimi në defensivë!

Nga: Shkruan: Valmir Bytyqi Më: 8 shtator 2015 Në ora: 18:34

Debate
Tash ka matematika të ndryshme për dy xhirot e fundit të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll. Portugalia është shkëputur në krye me 15 pikë, ka tri më tepër se Danimarka dhe katërt se Shqipëria që klasifikohet në vend të tretë. Portugalia pothuajse e ka siguruar kualifikimin, por çështja është tek Shqipëria dhe Danimarka. Kombëtarja e Shqipërisë është shumë pranë realizimit të ëndrrës që për herë të parë në histori të saj të jetë në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin e ardhshëm në Francë.

Futbollistët kuqezi patën një nga ndeshjet më të vështira me Portugalinë, e cila ka në përbërjen e saj yjet, si Ronaldo, Nani, Pepe, Quaresma etj. dhe vazhdimisht u paraqitën të rrezikshëm në fushën e stadiumin “Elbasan Arena”. Të gjithë menduam se kjo sfidë do të mbyllet pa gola, ngase luhej minuta e 90+2’ dhe çuditërisht bie goli dhe nga një pakujdesi e mbrojtjes tonë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat