Kaçe tregon të vërteten, flet për "problemet" me De Biasin

Sporti

Kaçe tregon të vërteten, flet për "problemet" me De Biasin

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 09:24

Ergys Kaçe reagon në rrjetet sociale pas raportimeve në media për një përplasje të mundshme mes tij dhe trajnerit De Biasi për shkak të mosaktivizimit në dy eliminatoret e europianit me Danimarkën dhe Portugalinë.

Mesfushori i Paokut të Selanikut, nërpërmjet një postimi në Facebook, i hedh poshtë këto zëra, madje siguron se për Shqipërinë do të jepte kontribut edhe nëse qëndron jashtë skuadrës.

“Marr shkas nga këto shkrime ne rrjetet sociale apo dhe ne gazeta qe une si Ergys Kaçe kam kundershtuar tranjerin dhe nuk kam dashur qe te grumbullohem ne ndeshjen me Portugaline. Une deklaroj me bindje te plote qe nuk kam asgje me tranjerin dhe une jam shume i qarte nga tranjeri Gianni De Biazi ne strategjite e lojes se tij. Une per Kombin tim do jem gjithmone i gatshem dhe do jap kontributin tim nga Stoli ose dhe nga TV ne qofte se esht e mundur.

Ndaj Portugalisë dhe Danimarkës De Biasi i besoi një rreshtimi me 5 mesfushorë, me Gashin dhe Lenjanin disi më të avancuar, ndërsa para mbrojtjes u rreshtuan Abrashi, Kukeli dhe Xhaka. Në të dyja këto sfida Kace nuk u aktivizua qoftë si zëvendësues, duke nxitur spekulimet për një përplasje të mundshme me De Biasin. Me këtë postim, 22-vjecari kërkon të sqarojë opinionin publik se nuk ka mosmarrëveshje me trajnerin italian, apo qejfmbetje për qëndrimin në stol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat