Low dhuron një çek për refugjatët

Sporti

Low dhuron një çek për refugjatët

Më: 14 shtator 2015 Në ora: 00:02

Trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Lëv ka dhuruar një çek prej 25 mijë eurosh për refugjatët.

Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit “Piramida e Artë” në Hamburg, ku u bë pjesë e Hollit Sportiv të Famës, Lëv njoftoi se do ta japë çekun për të ndihmuar fluksin e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani.

“Është detyra jonë të ndihmojmë ata në nevojë”, tha ai. “Le ta shtojmë mikpritjen tonë ndaj refugjatëve në të njëjtën mënyrë që bëmë kur mirëpritëm fansat e futbollit nga e gjithë bota në vitin 2006 për Kupën e Botës në Gjermani”, shtoi ai, raporton "AFP".

Gjermania është bërë destinacioni i shumë refugjatëve, kryesisht sirianë, pasi Kancelarja Angela Merkel, vendosi të zbuste rregullat për azilin për qytetarët e zonave të konfliktit. Këtë vit, në ekonominë më të madhe të Europës, kanë mbërritur 450 mijë refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat