Cilat klube gjermane kundërshtojnë “ndihmat” ndaj refugjatëve?

Sporti

Cilat klube gjermane kundërshtojnë “ndihmat” ndaj refugjatëve?

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 21:07

FC Nurnberg, VfL Bochum dhe SC Freiburg sëbashku dhe në solidarizim me St. Pauli nuk do përkrahin aksionin e tabloidit gjerman, “Welcome Refugees” dhe “Wir Helfen”, që ka për qëllim mbledhjen e ndihmave për refugjatët.
Tre ekipat gjermane që luajnë në ligën e dytë të Bundesligës nuk janë kundër ndihmave ndaj refugjatëve, por sipas tyre “në një aksion humanitar nuk je i detyruar të dhurosh me patjetër dhe se kryeredaktori i Bild, Kai Diekmann nuk meriton respekt për të kryer këtë vepër.”
Ky reagim vjen, pasi kryeredaktori i Bild, Kai Dickmann e quajti ekipën St Pauli si të “pashpirt” për refuzimin e ndihmave ndaj refugjatëve.
Pavarësisht kësaj, shkaku i aksioneve të gazetës Bild, të gjitha ekipat tjera gjermane kanë dhuruar ndihma të majme, ku vetëm Bayern Munchen ka dhuruar 1.1 milion euro. Gjithashtu edhe firma automobilistike, Mercedes, dhuroi 1 milion euro për refugjatët në Gjermani. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat