De Biasi i bindur: Kualifikimin e arrijmë në Armeni

Sporti

De Biasi i bindur: Kualifikimin e arrijmë në Armeni

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 19:15

Trajneri i kombëtares De Biasi ka dhënë një koferencë për shtyp në Jerevan të Armenisë ku ka folur për ndeshjen e nesërme.


Ai ka thënë se janë karikuar për t’a realizuar ëndrrën, ndërsa Kombëtarja është përgatitur për të luftë ndaj Armenisë.


“Do të ishte bukur të festonim në vendin tonë, për të treguar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë. Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë. Jemi përgatitur për të luftuar ndaj Armenisë”, tha ai gjatë konferencës për media.


Italiani paraprakisht i ka paralajmëruar lojtarët e tij, për një Armeni krejt tjetër nga ajo në ‘Elbasan Arena’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat