Shqipëria e fuqishme, bën historinë, në Euro 2016 (Foto/Video)

Zgjedhjet 2013

Shqipëria e fuqishme, bën historinë, në Euro 2016 (Foto/Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2015 Në ora: 17:40

Shqipëria historike, siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian që mbahet në vitin e ardhshëm në Francë. Shqipëria dëshmoi kualitete të larta dhe në midis Yerevanit shkërmoqi me rezultat bindës 3:0 Armeninë, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016. Futbollistët kuqezi luajtën me zemër e me shpirt, mundi iu u shpagua me trepikëshin e kualifikimin për herë të parë në ngjarjen e madhe europiane. Data e 11 tetorit gjithmonë do të kujtohet me krenari nga kombi shqiptar.

Shqipëria zënë vendin e dytë me 14 pikë, duke lënë pas Danimarkën me 11 pikë, ndërsa Portugalia është e para me 21 pikë. Shqipëria dhe Portugalia siguruan biletën për në Francë, Danimarka mbetet në play-off. Shqipëria bëri lojë fantastike. Asgjë nuk ia la rastit, por që nga fillimi e deri në fund tregoi angazhim të pashoq e lojë të nivelit të lartë. Mbrojtja luajti me një siguri të madhe, me një mesfushë perfekte dhe në sulm me Shkëlzen Gashin, Odise Roshin e Sokol Cikalleshin, gjithnjë ishin të rrezikshëm. Trimat tanë merituan notën më shumë se dhjetë për lojën që dëshmuan në fushë. Portieri Etrit Berisha iu dha krahë djelmoshave, kur mbrojti një gjuajtje të fortë të futbollistit armen, Movisisyan. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, godet fortë, por Berisha me këmbë shpëtoi portën. Këtu ishte pika vendimtare që trimat tanë kuqezi ndezën motorët dhe brenda 16 minutave realizuan dy gola.

Në minutën e 9-të, Migjen Basha me dinakërinë e tij nga rreth 12-13 ka dërguar gjuajtje të fortë, portieri armen, Kasparov mezi e mbrojti, topi kthehet deri të Shkëlzen Gashi, i cili si trim i vërtet e shtyn topin nga porta, ndërsa mbrojtësi Hovannisyanu u përpoq ta heq nga vija fatale, por kot, duke u regjistrua si autogol, 0:1. Sa vinin e kalonin minutat trimat tanë luftuan si burrat për çdo top, duke dëshmuar kualitetet e tyre. Në minutën e 23-të, Ledian Memushaj nga rreth 17 metra gjuajti bukur, ndërsa Berat Gjimshiti e prek me këmbë topin për bukuri dhe e fërfëllon në rrjetë, 0:2 Vendasit u treguan të rrezikshëm në minutën e 45-të, kur Pizzelli rrezikoi portën e skuadrës shqiptare, por gjuajtja e tij nga 20 metra shkoi jashtë. Mirëpo, Pizzelli nuk u tregua Fair-Play, pasi që një futbollist i yni ishte i shtrirë në fushë. Këtu tensionohet paksa situata, kur Memushaj ishte me temperamenti, por e gjitha përfundoi me kaq.

Menjëherë në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën mundësi ta ngritin epërsinë, por Migjen Basha nga një pozitë ideale nuk e qëlloi rrjetën. Në minutën e 76-të, Roshi si buldozer për mrekulli gjen sulmuesin, Armando Sadiku, ky i fundi me elegancën e tij përfundoi topin në rrjetë, 0:3. Djelmoshat tanë vërtet me lojë superiore befasuan të gjithë.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, është arkitekti që ndërtoi një kombëtare të fuqishme, që mposhti një nga një rivalët. E nisi me fitore në Aveiro me rezultat 1:0, pastaj në Elbasan barazoi 1:1 me Danimarkën, e mposhti me rezultat zyrtar 3:0 Serbinë vendase. Në Elbasan mundi me 2:1 Armeninë, kurse në Kopenhagë barazoi 0:0 me Danimarkën, dhe në Elbasan pësoi humbje me 1:0 nga Portugalia, pastaj edhe nga Serbia me 2:0. Dhe qershia mbi tortë ndodhi në Yerevan, pikërisht me 11 tetor kur mundi me 3:0 Armeninë. Këta djema vërtet e merituan Euro 2016, se treguan maksimumin. Ishin në grupin më të fortë, por kuqezinjtë dolën edhe më të fortë. Ju lumtë djema që bëtë krenar gjithë kombin shqiptar. Festë e madhe në tërë shqiptarinë, për herë të parë jemi në ngjarjen më të madhe evropiane.

Armenia-Shqipëria 0:3
Stadiumi në Yerevan.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: Szymon Marciniak nga Polonia.
Shënues: Hovannisyan (9’-autogol), Gjimshiti (23’), Sadiku (76’).
Kartonat e verdhë: Arzumanjan, Yusbashyan, Andonian - Aliji, Basha, Gjimshiti.
Armenia: Kasparo, Andonian, Haroyan, Arzumanyan, K.Hovannisyan, Mkrtchyan, Pizzelli, Ghazaryan (Pogosyan 83’), Yusbashyan (Ozbiliz 46’), Mkhitaryn, Movisisyan (Sarkisov 59’).
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji, Memushaj (Kukeli 72’), Basha (Abrashi 87’), Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi (Sadiku 58’).

Grupi I
Armenia-Shqipëria 0:3
Serbia-Portugalia 1:2

Tabela
1.Portugal 8 7 0 1 21
2. Shqipëria 8 4 2 2 14
3. Danimarka 8 3 3 2 12
4. Serbia 8 2 1 5 4
5. Armenia 8 0 2 6 2

E plotësuar- Në minutën e 76-të, Roshi si buldozer për mrekulli gjen sulmuesin, Armando Sadiku, ky i fundi me elegancën e tij përfundoi topin në rrjetë, 0:3. Urime Shqipëri, urime shqiptari Euro 2016.
72’ Burim Kukeli futet në lojë në vend të Ledian Memushajt.
72’ Etrit Berisha po tregon nivel të lartë, po e ruan portën si luan.
67’ Shqipëria po tregohet gjithnjë e rrezikshme, kërkon edhe golin e tretë.
65’ Rezultati 0:2, Berat Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.
58’ Armando Sadiku futet në vend të Sokol Cikalleshit.

58’ Rezultati edhe më tej 0:2. Shqipërisë po i buzëqesh kualifikimi histrik.
52’ Mkrtchyan nga afërsia rrezikoi, por për fat topi shkoi mbi portën e Berishës.
46’ Migjen Basha pati rast ideal ta trefishoi epërsinë.
Filloi pjesa e dytë.
45 minuta na ndajnë nga kualifikimi historik.
Përfundoi pjesa e parë, Armenia-Shqipëria 0:2
45’ Pizzelli rrezikoi portën e skuadrës shqiptare, por gjuajtja e tij nga 20 metra shkoi jashtë. Mirëpo, Pizzelli nuk u treguar Fair-Play, pasi që një futbollist i yni ishte i shtrirë në fushë. Tensionohet paksa situata, kur Memshuaj ishte më temperamenti.
43’ Shqipëria po tregon shpirt të madh.
40’ Edhe më tutje rezultati 0:2.
36’ Shqipëria me një siguri të madhe në repartin e mbrojtjes, duke mbuluar çdo hapësirë dhe udhëheq me rezultat 2:0 midis Yerevanit.
33’ Shqipëria po shkëlqen, po tregon lojë me vetëmohim të pashoq.
24’ Berat Gjimshiti shënon për epërsinë 0:2. Epërsi e madhe, kurrë më afër kualifikimit në Euro 2016.

19’ Shqipëria po dëshmon lojë të mirë.
16’ Shqipëria lufton ashtu si duhet luftuar për mos t’i dhënë rastin asnjë moment kundërshtarit.
13’ Mbrojtja e Shqipërisë është në nivelin e lartë.
9’ Migjen Basha ka treguar gjuajtje të fortë nga rreth 12-13 metra, mbrojti portieri armen topi kthehet, por Shkëlzen Gashi si trim i vërtet vrapon dhe futet topi në rrjetë, 0:1.
7’ Etrit Berisha hero i vërtetë. Ai mbrojti një super gjuajtjeve të armenëve. Movisisyan nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, rrezikoi seriozisht portën shqiptare, por Berisha me këmbë shpëtoi portën.
3’ Rezultati është 0:0, një lojë e mirë e Shqipërisë.
Intonohet himni i kombëtares së Shqipërisë. Në Yerevan është atmosferë e mirë dhe ka mjaft shikues në stadium.

Po vijnë minutat e ankthshme! Po vijnë minutat e finales së madhe për Shqipërisë, e cila kërkon trepikëshin historik e të kualifikimit në Euro 2016. Armeni-Shqipëri, fillon në orën 18.00. I gjithë kombi shqiptar është i orientuar me sy e vesh nga Yerevani, me bindje të fortë se kësaj radhe kuqezinjtë do të fitojnë e kualifikohen. Kurrë më afër ëndrrës, na ndanë një 90 minutësh larg Francës. Shqipëria beson në kualifikim. Shqipëria shumë afër ta shkruajë historinë. I madh dhe i vogël me emocione presin këtë sfidë, sa e ankthshme, aq mund të na sjell gëzim e lot e krenari. Sepse Shqipërisë i duhet fitorja, Armenisë asgjë hiq si duhen pikët.

Formacionet zyrtare
Armenia: Kasparov; Andonian, Haroyan, Arzumanyan, K.Hovannisyan, Mkrtchyan, Pizzelli, Ghazaryan, Yusbashyan. Mkhitaryn, Movisisyan.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji, Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat