Tirana, shkarkohet Shkëlqim Muça

Sporti

Tirana, shkarkohet Shkëlqim Muça

Më: 17 tetor 2015 Në ora: 21:00

Barazimi 1-1 me Flamurtarin i jep fund aventurës së Shkëlqim Mucës në drejtimin e Tiranës. Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes në Qemal Stafa, Presidenti Refik Halili ka konfirmuar për SuperSport largimin e trajnerit duke deklaruar “Pas një pritje të gjatë të rezultateve që nuk erdhën me keqardhje u detyrova të shkarkoj trajnerin. Kisha një projekt afatgjatë me Mucën, por rezultatet nuk presin”. Muca paguan në këtë mënyrë fillim kampionatin zhgënjyes të bardhebluve me motivin më klasik të shkarkimit të një trajneri, që mbetet gjithmonë i varur nga rezultatet.

Në 7 javë të kampionatit në drejtimin e tij Tirana ka grumbulluar gjithsej vetëm 9 pikë, shumë pak për një skuadër që pretendon për titullin dhe distanca prej 10 pikësh nga kryesuesit e Skënderbeut dhe Partizanit, në mos ngritja e flamurit të bardhë ngjason që tani një gjysëm kapitullimi në luftën për titull. Për më tepër disfata me rivalët historikë të Partizanit në derbi ka rritur presionin e tifozerisë bardheblu dhe barazimi me Flamurtarin ka qenë pika që ka derdhur kupën, me Tiranën që tani kërkon një shkundje dhe tjetër motivim me një trajner të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat