Hodgson, i shokuar

Sporti

Hodgson, i shokuar

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 12:26

E tëra bota është tronditur nga sulmi terrorist që ndodhin të premten në orët e vona të mbrëmjes në Paris. Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Roy Hodgson, ka shprehur ngushëllimet e tij për ata që janë prekur nga sulmet terroriste në Paris. “Në emër të stafit të Anglisë dhe futbollistëve, unë do të doja që të shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për kombin francez në këtë kohë tejet të vështirë. Ngjarjet në Paris, na kanë lënë të gjithëve të shokuar dhe ne jemi duke menduar për viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike. Jam i sigurt se ekipi anglez dhe tifozët tanë do të luajnë rolin e tyre dhe të tregojnë solidaritet me miqtë tanë francez të martën në mbrëmje dhe të sigurojnë mbështetje për të dy ekipet gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Hodgson. Të martën e 17 nëntorit do të luhet miqësorja Angli-Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat