Cili futbollist do të fitojë ‘Topin e Artë’

Sporti

Cili futbollist do të fitojë ‘Topin e Artë’

Nga: K.Goca Më: 11 janar 2016 Në ora: 10:23

Sot në mbrëmje (18.30) do të dihet se cilit nga futbollistët do të fitojë ‘Topin e Artë 2015’, çmim që jepet nga asociacioni më i lart botëror, FIFA në bashkëpunim me ‘France Football’. Edicionin e kaluar këtë çmim e kishte fituar portugezi Cristiano Ronaldo i Real Madridit. Në finale për këtë çmim janë: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Neymar (Barcelona). Cili nga këta tre do të fitojë, gjithçka do të shihet sonte në Zurich ku organizohet edhe ceremonia e kësaj ngjarje të madhe. Bota e futbollit prej kohësh flet se Messi do të jetë triumfues, por e tëra do të shihet sonte kur do të shpallet fituesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat