Dani Alves është i befasuar se si Cristiano Ronaldo ka përfunduar i dyti në garën për “Topin e Artë”, të cilin e fitoi sot edhe zyrtarisht Lionel Messi.
Mbrojtësi i Barcelonës, në një prononcim të dhënë, u shpreh se ndihej i befasuar me mënyrën se si Cristiano Ronaldo është i dyti më i votuari e jo Neymar.
Ai shkoi edhe me tej, duke theksuar, Messi do ta fitojë Topin e Artë sa herë të dojë, ndërsa nëse nuk e fiton Mesi, atëherë aty do të jetë Neymar.
“Nuk jam i befasuar, por qaj kur shoh gjera të tilla. Kur nuk do ta fitojë Messi Topin e Artë, atëherë Neymar do ta bëjë”, ishte fjalë për fjalë deklarata e mbrojtësit brazilian të Barcelonës, Dani Alves.