"Adidas" i bën dhuratë një palë këpucë Lionel Messit, ja e veçanta e tyre (Foto)

Sporti

"Adidas" i bën dhuratë një palë këpucë Lionel Messit, ja e veçanta e tyre (Foto)

Më: 12 janar 2016 Në ora: 19:49

Marka e njohur, Adidas, ka përgatitur një palë këpucë speciale për Lionel Messin, i cili një ditë më parë u shpall më i miri i botës për herë të pestë në karrierën e tij.

Argjentinasi në ceremoninë e organizuar në Cyrih të Zvicrës, tërhoqi për herë të pestë trofeun e Topit të Artë, duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe shokun e skuadrës së tij, Neymar.

Pas një viti të suksesshëm me 52 gola, dhe shumë trofe, e cila edhe u kurorëzua me Topin e Artë, Adidias ka përgatitur një palë këpucë të çmuara për argjentinasin.

Në këpucën e djathë, është vënë edhe përshkrimi më i miri i të gjitha kohërave, ndërsa në të majtën pesë “Topat e Artë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat