FIFA shkarkon sekretarin e përgjithshëm

Sporti

FIFA shkarkon sekretarin e përgjithshëm

Më: 13 janar 2016 Në ora: 11:23

FIFA ka vendosur që ta shkarkoj nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Jerome Valcke.

Organi qeverisës i futbollit botëror tha sot se ai është duke u hetuar për veprime joligjore.

“Komiteti emergjent i FIFA-s, më 9 janar 2016, ka vendosur që ta shkarkoj nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

Francezi i cili ishte numri dy i futbollit botëror pas Sepp Blatter, u suspendua nën akuzat se ai ka ndihmuar që biletat e Kupës së Botës në vitin 2014, të shiten në tregun e zi.

Blatter, disa javë më parë, është suspenduar për tetë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat