Messi: Suarez, sulmuesi më i mirë në botë

Sporti

Messi: Suarez, sulmuesi më i mirë në botë

Më: 14 janar 2016 Në ora: 09:33

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2015, Lionel Messi, eshte shprehur se shoku i tij i ekipit te Barcelones, uruguajani Luis Suarez, është sulmuesi më i mirë në botë.
Ai nuk deshi të pranojë nëse ai është sulmuesi më i mirë që ka luajtur me të, por tha është më i miri që është aktiv.
“Është e vështirë të krahasoj Suarezin me sulmuesit e tjerë me të cilët kam luajtur. Kanë qenë shumë, por mund të them se ai është sulmuesi më i mirë që luan sot futboll”, theksoi Messi për faqen zyrtare të FIFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat