Reali dhe Atletico kanë thyer rregullat! Atletico e zhgënjyer me FIFA-ën

Sporti

Reali dhe Atletico kanë thyer rregullat! Atletico e zhgënjyer me FIFA-ën

Më: 14 janar 2016 Në ora: 17:24

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë ndëshkuar nga asociacioni më i lart i futbollit botëror, FIFA. Dy klube nuk do të mund të bëjnë transferime në dy afatet e ardhshme kalimtare, për shkak se kanë thyer rregullat për transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare. “Dy klubet kanë thyer disa rregulla lidhur me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve të mitur dhe çështjeve tjera lidhur me pjesëmarrjen e lojtarëve nëpër gara”, thuhej në komunikatën e FIFA-s.

Numri një i skuadrës nga Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se kanë mbetur të habitur me vendimin e marr nga FIFA.

“E vërteta është se ne kemi mbetur të surprizuar nga vendimi i FIFA’së. Të jeni të sigurt se do të apelojmë. Nuk e di nëse do të mund të transferojmë lojtarë gjatë verës, do të shohim si janë rregullat”.

“Jemi të zhgënjyer pasi ky vendim nuk është i drejtë. Megjithatë ne do të vazhdojmë të punojmë shumë pasi duam dal nga dal ta dërgojmë këtë skuadër në maje të futbollit Evropian, këtë nuk do ta ndal as dënimi i fundit nga FIFA”, ka thënë presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat