Zidane: Messi është rival i Ronaldos

Sporti

Zidane: Messi është rival i Ronaldos

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:52

Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Lionel Messi i Barcelonës si gjithmonë çojnë peshë tifozerinë anembanë botës. Ronaldo apo Messi, shumë herë diskutohet se cili është më i miri dhe ka mendime të ndryshme në këtë aspekt. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. “Messi, futbollisti më i mirë në botë? Cristiano Ronaldo është më i mirë, për të mund të thoni shumë gjëra, por në zemër është një person i mirë. Messi është rival i tij dhe rivaliteti është një gjë e mirë në futboll, njerëzit duan të shohin gjëra të tilla”, ka thënë Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat