Hysaj me shokë niset drejt Torinos, nën mbështetje të madhe nga tifozët (Video)

Sporti

Hysaj me shokë niset drejt Torinos, nën mbështetje të madhe nga tifozët (Video)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:21

Mediat italiane i kanë bërë jehonë ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit. Dy skuadrat kryesuese të Serisë pritet të luajnë të shtunën në mbrëmje në orën 20:45 në Torino.

Një video e publikuar në mediat italiane tregon momentin kur lojtarët e Napolit që përshëndesin largimin e idhujve të tyre drejt aeroportit. Mediat shkruajnë për mijëra tifozë në mbështetje të skuadrës në një nga ndeshjet më të vështira në transfertë.

Në video shihet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit që aktivizohet te Napoli, Eleid Hysaj.

Tashmë mbrojtësi shihet si një nga pikat kyçe të trajnerit Sarri dhe vendi i tij në formacion duket i sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat