Ronaldo i papërmbajtshëm, Real mposht Bilbaon (Video)

Sporti

Ronaldo i papërmbajtshëm, Real mposht Bilbaon (Video)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:58

Reali i Madridit arriti fitoren e tretë radhazi në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane mundi 4-2 Athletic Bilbaon në Bernabeo.

U duk një ndeshje e thjeshtë për merengues që në minutat e para, pasi Cristiano Ronaldo shënoi një gol spektakolar që në minutën e tretë. Miqtë reagojnë menjëherë me Eraso-n në minutën e 10-të.

Reali luan mjaft mirë dhe shënon edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë me James Rodriguez dhe Toni Kroos. Në pjesën e dytë vendasit mbeten me 10 lojtarë pas daljes së Varane me dy të verdhë, por Ronaldo shënon edhe golin e dytë personal.

Athletic Bilbao më pas shënon me Elustondon golin që i vulos shifrat 4-2.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat