Juventus shokon Napolin në fund, merr kryesimin e Serie A (Video)

Sporti

Juventus shokon Napolin në fund, merr kryesimin e Serie A (Video)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:47

Juventus ka fituar në Torino me rezultatin 1:0 kundër Napolin me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga ana e Zaza.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Zaza ka habitur të gjithë stadiumin pasi shënoi krejt befasisht.

Ai shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca, duke i dhënë Juves kështu fitoren në këtë ndeshje dhe vendin e parë në kampionat.

Pas fitores, Juve renditet në vendin e parë me 57 pikë, pasuar nga Napoli me 56 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat