Zidane tregon kush ishte kreator i fitores së Realit

Sporti

Zidane tregon kush ishte kreator i fitores së Realit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:58

Real Madridi vazhdon me fitoren në Kampionatin e Spanjës dhe duke rritur gjithnjë e më shumë presionin ndaj rivalit të përjetshëm e të përbetuar, Barcelonën, kampion në fuqi dhe lider i klasifikimit. Real Madridit triumfoi me rezultat 4:2 kundër ekipit bask, Athletic Bilbaos. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tregon se kush ishte kreator i fitores. “Ne shikonim shumë në atë, pasi pozita e Ronaldos si anësor është shumë e rëndësishme. Ai është i shpejtë dhe tejet i mirë në përplasjet një për një. Ashtu erdhi edhe goli i parë, është e vështirë për ta ndalur atë”, ka thënë Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat