A ishte penallti?

Sporti

A ishte penallti?

Më: 14 prill 2016 Në ora: 13:10

Gabi, kapiteni i Atletico Madrid, foli pas ndeshjes së fituar 2:0 ndaj Barcelonës dhe u tregua i sinqertë për rastin e 11-metërshit që kërkuan lojtarët e ekipit katalanas në fundin e takimit, ku vetë mesfushori preku topin me dorë në zonë.

“Po, e ndalova topin me dorë. Arbitri e dha faull, unë isha në vijën e zonës, por nuk e di nëse e ndalova topin jashtë apo brenda saj. Arbitrat ka raste që të favorizojnë dhe ka raste që jo.

Gjithsesi, nuk duhet të merremi me këtë episod, pasi e merituam kualifikimin“, tha kapiteni i skuadrës së drejtuar nga Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat