Nadal tërhiqet nga Roland Garros

Sporti

Nadal tërhiqet nga Roland Garros

Më: 28 maj 2016 Në ora: 20:19
nadal

Ëndrra për të fituar titullin e tij të 10-të në Roland Garros do të vazhdojë të mbetet thjeshtë e tillë për Rafael Nadal, sepse ndaj fatit të keq tenisti spanjoll nuk mund të bëjë dot asgjë. Për shkak të një dëmtimi mbreti i French Open dhe njeriu simbol i Grand-Slamit parizien mori vendimin për tu tërhequr nga turneu i dytë i madh i këtij viti. Ishte ora 16.30 e të Premtes kur Rafael Nadal papritur u shfaq në sallën e konferencave për të shtyp, sëbashku me menaxherët e tij. Gazetarët e pranishëm  u habitën nga prania e tij në sallë sepse e Premtja ishte ditë pushimi për 29-vjecarin nga Majorka i cili një ditë më parë kishte eliminuar shumë thjeshtë argjentinasin Bagnis në sfidën e vlefshme për ruandin e dytë. Por Nadal e kishte një arsye se përse ndodhej aty, dhe ishte pikërisht ajo që i druheshin të gjithë.

” Ndodhem këtu për tu bërë të ditur të gjithëve se më duhet të tërhiqem nga turneu sepse kam një problem në dorë të cilin e vuaj prej disa javësh. Kur mbrrita në Paris dhimbja që ndieja ishte e vogël por me kalimin e ditëve ajo është shtuar gjithnjë e më shumë dhe tashmë nuk jam më në gjendje të luaj. Kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta hedhur pas shpine këtë problem por nuk ja kam dalë dot. Të Enjten zbrita në fushë pasi më kishin injektuar një antibiotik për të parandaluar dhimbjet. Në ndeshje gjërat shkuan mirë për mua por më pas gjëndja e dorës sime u përkeqësua shumë. Mëngjesin e të Premtes nuk arrija dot as ta lëvizja dorën. Prandaj jam këtu sepse edhe rezonanca magnetike që kreva përcaktoi që e kam të pamundur të zbres në fushat e tenisit për disa javë”.

Edhe pse me një problem në dorë, Nadal në dy ndeshjet që zhvilloi në Roland Garros shfaqi një formë të shkëlqyer. Edhe pas vitit 2016-të, do të mbetet në 9 numri i trofeve të fituar nga tenisti spanjolli mbi dheun e kuq të kryeqytetit francez. Tërheqja e Nadal u hap rrugën favoritëve të tjerë për ti shkuar deri në fund Grand Slam-it të dytë të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat