Moto GP, vdes piloti në garën e Barcelonës (Video)

Sporti

Moto GP, vdes piloti në garën e Barcelonës (Video)

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 18:18
Aksident ne Çmimin e Madh të Katalunisë

Luis Salom ka ndërruar jetë pas aksidentit të rëndë në Çmimin e Madh të Katalunisë.

Moto GP ka marrë lajm shokues gjatë ditës së sotme. Në garën për Çmimin e Madh të Katalunisë, piloti Luis Salom ka ndërruar jetë pas një aksidenti të tmerrshëm.

Salom u përplas në kthesën e 12 në garat e së premtes, ku u dërguan dy makina të stafit mjekësor dy ambulanca dhe helikopter në vendin e ngjarjes.

24 vjeçar u transferua menjëherë në spitalin ‘General de Catalunya’, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda të marra duke ndërruar jetë në 16:55 me kohën lokale.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat