Futbollisti prishtinas ironizon rrogën e Granit Xhakës

Sporti

Futbollisti prishtinas ironizon rrogën e Granit Xhakës

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:31
Futbollisti i ri i Arsenalit është duke kaluar pushimet në Prishtinë

Futbollisti i FC Prishtinës, Liridon Leci ka bërë shaka me përforcimin e ri të Arsenalit, Granit Xhaka, lidhur me rrogën e këtij të fundit.

Futbollisti i ri i Arsenalit është duke kaluar pushimet në Prishtinë, para se ti bashkohet skuadrës londineze për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Xhaka ka dalë për kafe me dy lojtarët e FC.Prishtinës, Granit Xhakan dhe Liridon Lecin.

Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook ku ka ironizuar me Xhakën. “Aty jem me rroga me G.Xhaken. Nja 200€ ma shumë e ka ky po so problem”, ka shkruar Leci.

Por siç dihet Xhaka pritet të përfitojë rreth 143 mijë euro në javë te Arsenali ose rreth 7 milionë euro në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat