Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Rio, fitore e madhe

Sporti

Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Rio, fitore e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim të tij në facebook, ka shkruar se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është fitore e madhe për shtetin e Kosovës.   “Ky është ekipi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. Kosova do të konkurrojë me gjithsej tetë atletë në pesë sporte të ndryshme. Jam posaçërisht i lumtur që shumica e atletëve janë femra. Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin dhe për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës”, shkruan presidenti i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat