Mediat e huaja komentojnë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpiket

Sporti

Mediat e huaja komentojnë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpiket

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2016 Në ora: 12:37
Mediat e huaja

“Kosova po dërgon sportistët e saj në Lojërat e Para Olimpike, duke shpresuar gjithashtu që të fitojë disa medalje,” shkruan media prestigjioze Asocciated Press, përcjell botasot.info.

UsaToday shkruan se Kosova do dërgojë tetë sportistë, mes të cilëve dy notuese, dy xhudistë, dy atletë, një gjuajtës dhe një çiklist. Më pas citojnë kryetarin e Komitetit Olimpik, Besim Hasani: “Për herë të parë ne ndjehemi të jemi të barabartë mes gjithë atletëve.”

Media tjera si Herald Courier komentojnë sukseset e Majlinda Kelmendi, e ranguar e para si xhudiste në Lojërat Olimpike dhe që pritet të fitojë medaljen e parë për Kosovën./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat