Pas Shvainstaiger edhe Mario Gomez, ja martesa e sulmuesit gjerman

Sporti

Pas Shvainstaiger edhe Mario Gomez, ja martesa e sulmuesit gjerman

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 21:58
Mario Gomez dhe Carina Wanzung

Ai sapo refuzoi mundësinë për të luajtur te Besiktas pas rrezikut për të jetuar në Turqi si pasojë e grushtit ushtarak të shtetit.

Por Mario Gomez u duk i mbuluar nga lumturia kur i tha “po” përpara të gjithë miqve dhe familjarëve të tij gruas së tij Carina Wanzung gjatë ceremonisë martesore të zhvilluar sot në Mynih.

Teksa kureshtarët rreshtoheshin nëpër rrugë për t’i uruar atyre që të trashëgohen, sulmuesi 31-vjeçar i Fiorentinës nuk e hiqte dot nga fytyra buzëqeshjen përballë nuses së tij të mrekulleushme flokëverdhë.

Me sa duket kapiteni i Gjermanisë Bastan Shvainstaiger, që u martua disa javë më parë, e paska tërhequr këmbën zvarrë edhe për shokët e tjerë të përfaqësueses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat