E dashura vdiq në aksident, ajo që ai i bën fytyrës është prekëse

Ndryshe

E dashura vdiq në aksident, ajo që ai i bën fytyrës është prekëse

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:06
Sasho Ristovski

Sasho Ristovski, është një 28- vjeçar australian nga Melbourne, i cili prej afro një muaj ishte lidhur me 16- vjeçaren Maddison Tilyard, kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një pemë në Laverton North.

Ishte 4 korrik i vitit 2014, kur bashkë me të dashurën po udhëtonin me makinë. Sasho ishte i dehur dhe kishte marrë lëndë narkotike metanfetaminë, kur humbi kontrollin e mjetit.    

Nga aksidenti që ndodhi nuk pësoi asnjë dëmtim, por Maddison u arrestua dhe tashmë po gjykohet. Dy ditë më parë, ai u paraqit në gjykatë i penduar me fytyrën e mbuluar nga tatuazhet.

“Doja një kujtim që ta kisha gjithmonë, për atë që kam bërë. Për fajin tim, një person gjeti vdekjen. Kështu do e kujtoj gjithmonë”, thotë i riu.

Në vijim shtoi se nuk pretendon asgjë tjetër përveç burgut, për atë që bëri, “Nuk pata asnjë shenjë nga aksidenti. Dua të paguaj duke e parë veten në pasqyrë”.

Pasi kishte qenë në një festë me Madison, teksa po ktheheshin në shtëpi, i kishte thënë 16- vjeçares, “Dua të të vras sonte”, siç vetë viktima i kishte shkruar në një mesazh shoqeve të saj.

Ristovski shpjegoi në gjykatë se ajo sjellje ishte nën ndikimin e përdorimit të alkoolit dhe drogës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat