Xhaka me Baselin shkatërruan Sionin

Futboll

Xhaka me Baselin shkatërruan Sionin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:08
Pamje nga ndeshja Baseli-Sioni

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, me kampionin Baseli, e filluan furishëm kampionatin e ri në Zvicër.  Baseli shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Sionit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “St. Jakob-Park’ në Basel, ku ishin 27.934 shikues.  Futbollisti Delgado tregoi cilësitë e tija, duke shënuar në minutën e 37-të nga penalltia dhe në atë të 47-tën, si dhe Doumbia (44’). Xhaka dëshmoi lojë shumë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 82-të nga Franssoni.  Kjo ishte fitorja më bindëse e javës së parë në elitën e futbollit zviceran, ku Baseli kryeson me tri pikë, duke lënë pas me aq pikëYoung Boys-in, Grasshoppers-in e Luzern-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat