Kremlin: Mirëpritet vendimi i KON-it për sportistët rusë

Sporti

Kremlin: Mirëpritet vendimi i KON-it për sportistët rusë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:13
Dmitry Peskov

Kremlini e ka mirëpritur vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) për të mos imponuar ndalesë kundër të gjithë sportistëve rusë në Lojërat Verore Olimpike në Rio-de-Zhanejro këtë vit, për shkak të përdorimit sistematik të substancave për forcim.

Vendimi i djeshëm i KON-it u lejon federatave ndërkombëtare që secila të vendos vetë për pjesëmarrjen e sportistëve të Rusisë në secilin sport.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka vlerësuar sot se vendimi është “pozitiv” dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Rusisë, KON-it dhe organizatave ndërkombëtare sportive.

Ky vendim i KON-it u bë pas një varg të raporteve kritike ku dokumentohej programi i përhapur gjërësisht i dopingut i sponzorizuar nga shteti në Rusi, e po ashtu, edhe për përpjekjet e sofistikuara për fshehjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat