Sadiku ngre në këmbë 13’707 tifozët e stadionit

Futboll

Sadiku ngre në këmbë 13’707 tifozët e stadionit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 23:45
Armando Sadiku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku duket se po kalon momentet më të mira të karrierës duke u bërë protagonist në fitoren 2:0 të klubit të tij FC Zurich në ligën e dytë zvicerane. Ndeshja kundër Winterthurit ishte e lehtë për favoritët që kërkojnë me ngulm ngjitjen në kategorinë e parë informon botasot.info.

 

Pas golit të parë në minutën e 11 nga Redriguez, goli i ndeshjes dhe sigurisë erdhi në minutën e 82 nga heroi i KE për Shqipërinë, Armando Sadiku. “Ai ngriti në këmbë 13'707 tifozët e pranishëm në Letzigrund,” shkruan blick.ch. Kjo ishte ndeshja e parë për FCZ./Bota sot

http://www.blick.ch/sport/fussball/challengeleague/erfolgreicher-auftakt-in-der-challenge-league-sadiku-und-rodriguez-schiessen-den-fcz-zum-sieg-id5306289.html#data_player_fwid8

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat