Sa çuditshëm iu drejtohen dhëndrit (boksierit shqiptar)!

Sporti

Sa çuditshëm iu drejtohen dhëndrit (boksierit shqiptar)!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 korrik 2016 Në ora: 13:57
Liridon Zeqiri e Albina Abdullahu

Një dasmë për t’u mbajtur mend nga organizimi e atmosfera në restorantin ‘Egnatia’ në Gjilan. Boksieri i mirënjohur gjilanas, Liridon Zeqiri, i jep fund beqarisë. Ish-anëtari i kombëtares së Kosovës martohet me ish-hendbollisten e Dritës, Albina Abdullahun. Me një fjalë lidhen bashkë dy sportistë. E veçanta e dasmës është se në një moment u ngacmua dhëndri, më së miri do ta dëgjoni në video. “Ne u njoftuam në palestrën sportive në Gjilan dhe  vendosëm të jemi bashkë”, tregon Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”: “Çdo ditë gjatë stërvitjeve ne shiheshim dhe një ditë iu prezantova, pastaj filluam të pëlqeheshim më shumë dhe kështu vazhdoj lidhja jonë qysh para 6 viteve dhe më në fund u martuam”, tha më tutje. A do të ia ndryshojë jetën martesa? “Me Albinën jeta më është ndryshuar shumë, është një prej negociatorëve që me ka thënë të vazhdoj karrierën si boksier dhe ka qenë gjatë këtyre 6 viteve përkrah meje dhe shpresoj që deri fund të jetës të jemi për njëri-tjetrin”, tregon Zeqiri. 

Albina tregon se sa ishte emocionues momenti kur u njoftuan: “Doni mi mori mendtë. Atëherë isha më e re e me mashtroi, ha ha ha. Qysh në ditën e parë e kam dashuruar Donin dhe nuk e di as vet ta shpjegoj kur mu prezantua së pari.  Ish vajzë me fat”.  A nuk kishit frikë se është boksier? “Ha ha ha, jo në fillim kam menduar që boksier ka me qenë më agresiv, por është krejt e kundërta. Doni është shumë njeri mirë, është sjell gjithmonë mirë dhe me edukatë, nuk e thotë kurrë fjalën pa e peshuar mirë”, thotë Albina. Zeqiri ka plane të mëdha për të ardhmen. “Nuk punoj tani për tani por kam shumë plane. Tani në muajin gusht do të kemi një takim me trajnerin e Sv Lurup të Hamburgut ndoshta do të arrij marrëveshjen me klubin  gjerman. Nëse nuk bëhet unë do të filloj nga shtatori me një grup boksierë të rinj që nga mosha 10-14 vjeç”, thotë Zeqiri.  Ndërkaq, Albina është studente në fakultetin Ekonomik në Marketing dhe ka ambicie të mëdha për të aedhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat