Shqipëria e mbytur në kanabis, gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga parcelat e Jugut

Shqipëria

Shqipëria e mbytur në kanabis, gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga parcelat e Jugut

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 19:01
Artan Hoxha

Shqipëria është “lazaratizuar” nga jugu në veri. Kultivimi i kanabisit gati në çdo zonë të vendit nuk përbën më lajm.

Çdo ditë raportohet për asgjësim të mijëra rrënjve, ndërsa kultivuesit apo “kokat” e trafikut shpallen gjithnjë në kërkim ose largohen në drejtim të paditur.

Së fundi gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video, ku ai shfaqet mes parcelave me kanabis në zonën mes Gjirokastrës dhe Vlorës.

Hoxha nuk e tregon saktësisht vendin ku ndodhet, por shprehet se së shpejti do të publikojë një investigim më të plotë rreth trafikut të kanabisit dhe parcelave plot e përplot në jug të vendit, kryesisht në qarqet Vlorë e Gjirokastër.

Ndërkohë kryeministri dhe ministri i Brendshëm vazhdojnë të krenohen me operacionin në Lazarat, ndërsa mbyllin sytë përballë “lazaratizimit” të të gjithë vendit.

Shihni pamjet:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat