Ekipi olimpik gati për udhëtimin historik Rio 2016

Sporti

Ekipi olimpik gati për udhëtimin historik Rio 2016

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 23:02
Foto nga vendi ngjarjes

Në Amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë me një ceremoni solemne Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi flamurin shtetëror tek ekipi olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio de Janiero të Brazilit.

Presidenti Thaçi para të pranishmëve tha se është nder dhe kënaqësi e veçantë që jemi mbledhur sonte këtu në prag të debutimit historik të Kosovës në Lojërat Olimpike verore Rio 2016. Ai tha se tash e tutje sportistët tanë të rinj do t’i veshin fanellat e Kosovës përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga e gjithë bota.

Thaçi: Po përmbushet ëndrra jonë e shumëpritur

“Debutimi i Republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës  sonë të shumë pritur. Prandaj, sot ju kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë sportistët dhe punonjësit e sportiv të cilët me punën e tyre mbajtën gjallë ëndrrën për sportin e lirë në Kosovë. Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës synimi ynë nuk ishte vetëm njohja politike e shtetit tonë, por edhe ndërkombëtarizimi i sportit.... Tash e tutje sportistët tanë të rinjtë do t’i veshin fanellat e Kosovës përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga e gjithë bota”, tha Thaçi.

Presidenti tha se sot Kosova ka Majlindën dy herë kampione të botës dhe tri herë kampione të Evropës, i cili e falënderoi për këto të arritura. Po ashtu ai ka vlerësuar lartë edhe Nora Gjakovën që e bëri krenar popullin e Kosovës posaçërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Baku 2015. 

Presidenti Thaçi ka ndarë edhe medalje presidenciale të meritave për Nora Gjakovën, Rita Zeqirin, Urata Ramën, Qëndrim Guri, kurse Majlinda Kelmendin e dekoroi me medaljen Ambasadore Nderi.

Kryetar i KOK-ut -Besim Hasani me këtë rast tha se ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e institucioneve shtetërore. Si komitet olimpik ai tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet që prezantimi i Kosovës të jetë i denjë në garën më të madhe të sporteve.

Hasani:  S’ka askush që na i shuan shpresat për medalje

“Kosova po shkon në lojërat olimpike të parat si kampione në mesin e shteteve me shumë suksese. Ne po nisemi për në Rio me tetë sportistë dhe dy prej tyre Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në Lojëra Olimpike që është një sukses që vetëm 50 për qind të shteteve pjesëmarrëse kanë, dhe ne jemi në mesin e këtyre shteteve . Ne po dërgojmë në Rio kampion të vërtet të që edhe pse vijnë nga një shtet i vogël janë në krye të sportistëve botërorë siç është rasti i Majlindës dhe Norës... jemi përpjekur që sportistët tanë të mënojmë vetëm suksesin e tyre. Unë e di se s’ka askush që na i shuan shpresat për medalje, por çdo rezultat për ne është fitore olimpike”, theksoi Hasani.

Gjatë kësaj ceremonie u  hodhën edhe fishekzjarrë. Të pranishë m në këtë  eveniment të organizuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës ishin të ftuar mbi 800 mysafirë, ndër ta morën pjesë, ambasadorë, deputetë, ministra, sportistë dhe sportdashës.

Ndryshe, Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike të cilat do të nisin më 5 gusht, me një ceremoni që do të mbahet në stadiumin Marakana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat