Si të largoni stresin gjatë kohës që jeni me pushime

Life style

Si të largoni stresin gjatë kohës që jeni me pushime

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 12:26
Ilustrim

Sapo keni filluar pushime por keni dhimbje koke, stres, shqetësime dhe kjo ju ndalon të argëtoheni? A të ka ndodhur ndonjëherë? Ke nevojë për një kohë qetësie dhe pushimi.

Fillo të kujdesesh për shëndetin tënd fizik e mendor. Transformoi pushimet e tua në një mundësi për të rigjetur energjitë e humbura nga rutina e përditshme,  për të ndryshuar jetën tënde.

Krijo kohë – Sipas ekspertëve, të qetësohesh disa ditë para se të nisesh për pushime është shumë e rëndësishme për të krijuar një boshllëk ku të çosh stresin dhe mendimet e ti përballosh gjërat me qetësi. Pastrimi i shtëpisë do të ndihmojë të vësh në vijë mendimet e tua. Elimino mendimet që nuk të duhet dhe kjo do të jetë një “pastrim” i mirë i mendimeve negative.

Qetësohu – Harro kohën, të paktën për pushime mund ta bësh këtë gjë ! Rizbulo ritmin tënd. Ngrihu pa një orë që të mund të zgjojë, për të shijuar më shumë ditën tënde, pa asnjë orar të përcaktuar. Jepi vend dëshirave të tua. Edhe me fëmijë në pushime mund të jeni më të lirë për të vepruar sipas dëshirës.

Kënaqësi të vogla-Është e ndaluar të kalosh pushimet duke pastruar, duke gatuar apo të bësh disa punë që s’ke mundur t’i bësh gjatë vitit. Trupi dhe mëndja kanë nevojë të qetësohen. Kur flemë është e nevojshme  që të ndjehemi të çlodhur. Ja sepse është e rëndësishme që kohën  e lirë të pushimeve ta shijojmë që të jemi në gjendje të marrim energji të reja pas tyre.

Pasionet e tua– Të hash mëngjes ngadalë, të kesh një libër për të lexuar ose të shkosh një markatë të panjohur. Shijo këto gjëra të vogla që të jesh në gjendje ti japësh gëzim ditës tënde dhe merr kohë për njerëzit që do. Të qëndrosh në diell e të ecësh në ajër të pastër rizgjon metabolizmin, lufton depresionin dhe përmirëson humorin, duke stimuluar prodhimin e vitaminës D, thelbësore për shëndetin e lëkurës.

Udhëto – Eksploro vende të reja. Mund të shfrytëzosh një paradite të lirë apo pasdite për të vizituar një vepër arti apo të ecësh me biçikletë apo të bësh një zhytje në lumë. Qetësia pastron mendjen nga mendimet dhe shqetësimet. Merr kohën e pushimeve për të spostuar përqendrimin nga pjesa e detyrës në atë që të pëlqen të bësh. Kjo mënyrë e re e jetës do të dhurojë një stimul të ri pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat