Karatesë i rritet vlera!

Sporti

Karatesë i rritet vlera!

kemajl Goca Nga kemajl Goca Më 4 gusht 2016 Në ora: 19:35
Fadil Arifi e Fehmi Mahalla

Karateja është në familjen e sporteve olimpike. Kjo i ka gëzuar së tepërmi edhe karateistët e Kosovës, sepse në të ardhmen përkatësisht në vitin 2020 mund të jenë pjesë e ekipit olimpik të Kosovës për në Tokio. Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, ish-kampioni evropian, Fehmi Mahalla, ndryshe ish-reprezentues i Zvicrës, tani trajner i kombëtares së Kosovës, e vlerësojnë lart përfshirjen e karatesë në sportet olimpike. “Natyrisht, pranimi i karatesë në familjen olimpike do të thotë shumë. Përpjekjet shumëvjeçare dhanë rezultat, edhe pse karateja është dashtë që më herët të jetë aty. Karateja do të peshoj më shumë, edhe pse gjithmonë ka qenë një sport i veçuar, i dashur dhe i përkrahur nga miliona njerëz në botë. Tek ne besoj gjithçka do të ndryshojë, nuk do të jemi të nënçmuar, por të barabartë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat