Ukrainasi Oleg Verniaiev ka fituar te marten medaljen e arte ne paralele ne gjimnastiken artistike ne Lojerat Olimpike Rio 2016. Ai doli para amerikanit Danell Leyva dhe rusit David Belyavskiy.
Verniaiev fiton keshtu medaljen e dyte ne Rio pas te argjendes ne garat e pergjithshme.
Ne paralele, ukrainasi 22-vjecar ka qene kampion ne 2014 dhe nenkampion ne 2015 ne kampionatet boterore.
Leyva fiton medaljen e tij te pare olimpike pas medaljeve ne boterore (arte ne 2011, argjende ne 2014).
Belyavskiy, ka fituar ne Rio medaljen e dyte, perseri te bronzit, pas asaj ne garat ekipore.