Sulmohen gjyqtarët në Rio

Sporti

Sulmohen gjyqtarët në Rio

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 13:06
Pamje nga gara

Pjesëtarët e sigurisë u desh të intervenonin në arenën e peshëngritjes në Olimpiadë pasi trajnerët iranianë reaguan ashpër pas vendimit të parregullt për një ngritje nga Behdad Salimikordasiabi në kategorinë mbi 105 kilogramë. 26-vjeçari nuk e kishte drejtuar si duhet dorën e majtë në tentimin e tij të dytë në peshën 245 kilogramë. Ndërsa, trajneri i Iranit, Sajjad Anoushiravani u ankua në “konspiracion”. Dyshja e Gjeorgjisë, Lasha Talakhadze dhe Irakli Turmanidze fituan të artën përkatësisht të argjendtën, kurse Gor Minasyan nga Armenia doli i treti. Kampioni në fuqi Salimikordasiabi dhe ekipi i tij iu afruan gjyqtarëve – veprim i palejuar – duke kundërshtuar vendimin e tyre. “Ekziston një konspiracion. Armiqtë tanë janë në juri”, deklaroi Anoushiravani, duke iu referuar një anëtari nga Iraku. “Është e qartë se ata ia morën medaljen Salimit. Gjyqtarët u përzgjodhën që kjo të ndodh”, u shpreh ai. Tifozët iranianë në tribuna fishkëllyen Talakhadzen, i cili e fitoi të artën me rekord botëror prej gjithsejtë 473 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat