Briken Calja pa pritmas shndërrohet në një rekordmen për peshëngritjen shqiptare në Olimpiadë

Sporti

Briken Calja pa pritmas shndërrohet në një rekordmen për peshëngritjen shqiptare në Olimpiadë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 23:45
Briken Calja

Ajo që u konsiderua një paraqitje në kufijtë e së kënashmes papritmas shndërrohet në një rekord për peshëngritjen shqiptare në Olimpiadë. Briken Calja i cili para pak ditësh u rendit në vendin e 6 në peshëngritje në kategorinë 69 kilogram tani e gjen vendin statistikisht në vendin e pestë, duke barazuar kështu arritjen më të mirë të një peshëngritësi shqiptar në dygarësh në Lojërat Olimpike, atë të Ilir Sulit në Sidney 2000 që u rendit po në vendin e pestë.

Peshëngritësi nga Shtërmeni ka fituar një pozicion pasi sportisti nga Kirgistani Izat Artikov i cili fitoi medaljen e Bronxit në këtë kategori ka rezultuar pozitiv në një test antidopingu duke u detyruar ti dorëzojë medaljen vendit të katërt kolumbianit Luis Moskuera Mosano. Peshëngritësi nga Krigistani që u rendit i treti përjashtohet nga Lojërat cka do të thotë se rezultati i tij zerohet duke i lënë vendin të gjithë ndjekësve në renditje cka do të thotë se Calja renditet në këtë mënyrë në vendin e pestë në Lojërat Olimpike të Rios. Vetë peshëngritësi nga Shtërmeni padyshim që është gëzuar për këtë zhvillim, duke e shfaqur lumturinë e tij edhe me një postim në facebook ku shkruan

 “Faleminderit Zot.. i 5 ne Lojërat Olimpike. Një rezultat Historik !!!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat