Një gazetare e njohur e televizionit britanik ndodhet në koma

Sporti

Një gazetare e njohur e televizionit britanik ndodhet në koma

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 14:57
Charlie Webster

Një gazetare e njohur e televizionit britanik ndodhet në koma pasi është prekur nga malaria. Charlie Webster, 33 vjeçe, ish prezantuese në Sky Sport News ku mori pjesë në Lojërat Olimpike në Rio si ambasadore e skuadrës britanike GB. Webster mbërriti në Brazil pas 6 javësh udhëtimi, fillimisht me biçikletë përmes Britanisë, Francës, Spanjës e Portugalisë duke mbledhur fonde kundër kancerit dhe më pas udhëtoi me aeroplan.  Ajo mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike, por nuk ishte e pranishme në asnjë nga garat. Gazetarja u shtrua në spital për shkak të një forme të rrallë të malaries.  Sipas mjekëve, veshkat kanë ndaluar së funksionuari dhe për këtë ata janë detyruar ta fusin në koma, në mënyrë që te ndalojnë temperaturën e lartë. Një ekip mjekësor amerikan, britanik dhe brazilian tashmë kane izoluar virusin e malaries dhe gazetarja do të mbahet nën terapi intensive në një spital në Copagabana, ku është bashkuar me familjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat