Rugby - mundësi e artë

Sporti

Rugby - mundësi e artë

Nga: Fisnik Latifi Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:38
Pamje nga tifozët e flaktë

Debate
Fizikalitet, shpejtësi e çmendur, dhe të menduarit e shpejt janë te nevojshme sepse gabimi më i vogël ose ngathtësia sadopak do të kushtojë me lojë. Ku ka me bukur sesa të shikosh një lojë ku asnjë ekip nuk është favorit? Vet trajneri i ekipit të Zelandës së Re thotë : “Një moment vendimtar mund ta diktoj rezultatin e ndeshjes, dhe fitimtare janë te gjithë”. E shpikur me 1883 nga një kasap në Skoci, Rugby Sevens ndryshe quhet edhe vëllai i vogël i Rugby 15 (Rugby Union). Gjatë fillimeve të tij, fanatikët e ragbit filluan ta kuptojnë se të udhëtosh shumë kilometra për të luajtur vetëm një herë në javë është e kushtueshme dhe jo argëtuese si për lojtarët dhe publikun e asaj kohe. Kjo i udhëhoqi ata ta reduktojnë numrin e lojtarëve nga 15 në 7 dhe ti zhvillonin më shumë se një ndeshje në ditë. Kjo rezultoi shumë mirë saqë menjëherë u formuan edhe 6 klube të tjera, ku edhe u formua turneu i parë i Rugby Sevens. Përfaqësimin e parë në Olimpiadë e kishte me 1924, sidoqoftë edhe fatkeqësisht edhe i fundit. Arsye ishte sepse kishte vetëm ekipe nga Skocia, Anglia, Uellsi, dhe Amerika, apo më mirë themi vetëm nga shtetet anglishtfolëse. Kjo për arsye sepse marketingu i asaj kohe ishte primitiv dhe nuk mundi ta “promovonte” këtë sport të bukur dhe argëtues sikurse u promovua Rugby 15.
Por me 1987 u bë një shpërthim i Rugby 7s pothuajse me shumë se 100 shtete, e luanin sikur në Europë, Azi, Afrikë, Amerikë të Jugut etj.
Por le të flasim për të tashmen në çfarë pozite është Rugby 7s sot? Me shumë se 7.7 milion lojtar aktiv, 500.000 lojtar shtohen përafërsisht në një vit, gjatë sezonit 2015-16 nëpër stadium ishin më shumë se 715,000 shikues dhe me shumë se 6,000 orë mbulim televiziv. Gjithë këto shifra e bindën Komitetin Olimpik ta rikthej sportin si disiplinë olimpike.
Por pyetja kryesore është ku e sheh Kosova veten në Rugby 7s? Të shikojmë disa statistika në këtë Olimpiadë favorite është Fiji; një shtet me numër të popullatës prej 800.000 banore apo me mire te themi 40% e popullsisë se Kosovës.  Le ta rikujtojmë me kënd u takua Fiji për ta fituar medaljen: Amerikën (318.9 milion banor), Argjentinën (41.5 milion banor), Brazilin (205 milion banorë). Pastaj luajti në çerekfinale me Zelandën e Re (4.5 milion banorë), apo më mirë te themi me dominuesin total e Rugby-t në çdo kategori, në gjysmëfinale me Japoninë (123 milion banorë), dhe ne finale me shpikësin e sportit Britaninë e Madhe (45.5 milion banorë). Pra si mundet vallë një shtet apo më mirë të themi një ishull aq i vogël ti mundin të gjithë këto shtete të forta? Përgjigja është e thjeshtë, e gjitha është punë dhe dashuri për sportin. Nuk është që kjo mrekulli ndodhi brenda një kohe shumë të shkurtër. Ju deshën diku rreth 15 vite dhe ja rezultatet e kësaj pune, fituesit e parë të medaljes së artë në Olimpiadë që nga rikthimi i sportit. Nëse fillojmë të punojmë dhe ta dojmë sportin ku i dihet ndoshta jo olimpiadën në 2020, por në 2024 mund të jemi edhe ne pjesëmarrës, me pak fat dhe dedikim ndoshta edhe fitues të ndonjë medalje, mos medaljes së artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat