James Rodriguez humbet vendin e titullarit

Sporti

James Rodriguez humbet vendin e titullarit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:13
James Rodriguez

James Rodriguez nuk është më titullar tek Reali Madridit. Në takim kundër Real Sociedad, kolumbiani nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit Zinedinë Zidane, pavrësisht mungesave të shumta që kishin “Los Blancos”. Gjatë fazës parapergatitore dhe turneve që ka zhvilluar klubi merenges është vënë re se James nuk është në planet e teknikut francez dhe i është bërë e qarte se në radhët e Realit mesfushori do të jetë një zëvendësues. Shpesh kolumbiani në deklaratat e tij e ka këmbëngulur se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabeu”, por situata në të cilën ndodhet  duket se e detyron 25-vjecarin të ndryshojë mëndje.

Nëntë ditë kohë ka në dispozicion futbollisti për të vendosur në lidhje më të ardhmen e tij. Do të pranoj të jetë alternativë e dyte për Zidane apo do të kërkojë një tjetër klub ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion. E përsa i përket një desitancioni të ri, ofertat për James nuk mungojnë. Arsenal, Psg, Juventus janë disa nga klubet, por më afër mesfushorit duket se është Chelsea i Antonio Contes. 70 milionë Euro ka ofruar klubi londinez për të pasur në dispozicion futbollistin, të cilit do ti besohen celsat e mesit të fushës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat