Kreshnik Spahiut mesazh Granit Xhakës: Bravo miku im që refuzove përfaqesuesen e tradhëtarëve

Sporti

Kreshnik Spahiut mesazh Granit Xhakës: Bravo miku im që refuzove përfaqesuesen e tradhëtarëve

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:19
Kreshnik Spahiu, Granit Xhaka

Kreu i Aleances Kuqezi, Kreshnik Spahiu i eshte drejtuar futbollistit Granit Xhaka me nje mesazh emocionues ne rrjetin social facebook. Spahiu shkruan se refuzimi i Kosoves nga ana e Xhakes eshte nje akt patriotik. Spahiu e argumenton se Kosova nuk eshte komb por djepi shqiptarizmit. Me poshte mesazhi i plote i Kreshnik Spahiut per Xhaken.

“Mesazhi im për Granit Xhakën: Bravo miku im që refuzove përfaqesuesen e tradhëtarëve. Ata nuk janë kombëtarja jonë sepse Kosova nuk është komb por djepi shqiptarizmit. Kosova e ka kombëtaren e saj dhe ajo është kombëtarja kuqezi. Çdo refuzim për të veshur fanellën verdheblu është akt patriotik. Ne, jemi me ty sepse ti na bën krenar edhe me shk?lqimin shqip në mesin e alpeve zviceriane. Ne duam një komb, një himn, një kombëtare dhe një flamur. Përshëndetje të përzemërta, Kreshniku.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat