Rama: ‘Loro Boriçi’, stadium për Shqipërinë e Kosovën

Sporti

Rama: ‘Loro Boriçi’, stadium për Shqipërinë e Kosovën

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 00:10
Edi Rama

Një shtëpi europiane pas pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Kampionatin Europian e cilësoi kryeministri Edi Rama impiantin modern “Loro Boriçi”.

Teksa ishte i pranishëm në inaugurimin e stadiumit në Shkodër, në miqësoren përballë Marokut, për emisionin “Kuq e Zi”, kreu i qeverisë vlerësoi investimin e radhës të rëndësishëm në futboll.

Edi Rama: “Është vërtet një moment shumë i bukur, pasi është kurorëzuar një punë jo e lehtë. U hapën dyert e një stadiumi europian, në një qytet që futbollin e ka pjesë të të jetuarit. Shkodra e ka merituar prej kohësh një shtëpi të tillë.”

Përveçse shtëpia e Kombëtares shqiptare, “Loro Boriçi” mund të jetë edhe stadiumi komform të gjithë parametrave, ku ndeshjet e saj mund t’i luajë edhe përfaqësuesja e Kosovës.

Kryeministri Rama e la të hapur derën, ndërsa foli edhe për Arenën e Kombëtares, impiantin që ka nisur nga puna në kryeqytet, i cili do të jetë më moderni dhe më i madhi në vend.

Edi Rama: Stadiumin në Shkodër është një shtëpi e re për Kombëtaren, por edhe për Kosovën. Dhe nëse Loro Boriçi është spektakolar, arena në Tiranë do të jetë super-spektakolare.”

Me kreun e qeverisë që në vitet e fundit i ka qëndruar pranë futbollit, nuk mund të mungonte edhe një batutë krahasuese me basketbollin, sportin e tij të preferuar.

Edi Rama: “Jam një nga 10 milionë tifozët e Kombëtares. Megjithatë preferencën sportive e kam thënë dhe nuk e ndryshoj.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat