Hyka: I lumtur për rikthimin. Hysaj: Të mendojmë për Maqedoninë

Sporti

Hyka: I lumtur për rikthimin. Hysaj: Të mendojmë për Maqedoninë

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 00:19
Jahmir Hyka

Jahmir Hyka dhe Elseid Hysaj folën në emisionin “Kuq e Zi” pas përfundimit të ndeshjes miqësore me Marokun. Hykaj u shfaq i emocionuar pas kthimit në Kombëtare pas dy vitesh, ndërsa Hysaj vlerësoi paraqitjen e skuadrës ndaj një rivali jo të lehtë.

Jahmir Hyka: “Ka qenë e vështirë për mua, sepse për një kohë të gjatë kam qenë pjesë e Kombëtares. E kam ndjerë mungesën, por nuk dua të flas për të kaluarën, jam këtu dhe dua të shoh përpara. Kisha pak emocione, por u ndjeva shumë mirë në këtë rikthim, edhe shokët më pritën shumë mirë.”

Elseid Hysaj: “Është bukur që të luaj në qytetin tim dhe ta nderoj. Unë si person nuk kam ndeshje zyrtare, apo miqësore. Gjithmonë jap maksimumin. Tramezzani kërkoi të ulja ritmin? Do mësohem në stërvitje për rolin e ri ku luajta me 3-5-2, por do ta praktikoj në stërvitje dhe të përshtatem. Nuk kam luajtur kurrë në këtë skemë, ndihem mjaft mirë në 4-4-2, por këto janë zgjedhje të trajnerit. Sido që vjen, do të kemi kohë të përgatitemi për të gjithë formacionet e mundshme.Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Duhet ta kemi kujdes Maqedoninë, por jemi duke u rregulluar çdo ditë e më tepër, e më pas do të shohim pas ndeshjes çfarë ndodh. Euforia? gjatë këtyre viteve kemi mësuar që euforia nuk të çon askund.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat