Arifi është lënduar rëndë

Sporti

Arifi është lënduar rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2016 Në ora: 19:31
Orges Arifi

Karateisti i kombëtares së Kosovës, Orges Arifi, anëtar i KK Ippon nga Prishtina,  është lënduar rëndë. “Tani momentalisht jam i zhgënjyer për shkak të lëndimit ku edhe nuk mund të jem prezent këtë fundjavë në Premier League që mbahet në Stamboll. Kam një lëndim në boshtin kurrizor. Për shkak të këtij lëndimi vihet në pikëpyetje pjesëmarrja në Kampionatin Botëror që mbahet në tetor në Linz të Austrisë, ku ishte edhe qëllimi im kryesor për këtë vit. Mirëpo, jam duke u trajtuar vazhdimisht dhe shpresoj që do të shërohem sa më shpejtë. Ndihem mjaft i zhgënjyer për shkak se këtë vit isha në formën më të mirë deri me tani dhe ishte vit i rezultateve që nuk i ka arritur askush prej garuesve në Kosovë”, tha Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat