Dy shqiptarë në mesin e më të mirëve në botë!

Sporti

Dy shqiptarë në mesin e më të mirëve në botë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2016 Në ora: 11:16
Alvin Karaqi

Karateistët Orges Arifi dhe Alvin Karaqi me paraqitjet e tyre që bënë në kohët e fundit kanë avancuar dukshëm në renditjen botërore. “Arifi e Karaqi renditen në mesin e karateistëve më të mirë botëror. Arifi radhitet i treti në botë në kategorinë U-21 (-60 kg) nga Federata Botërore e Karatesë (WKF). Këto ishin disa nga rezultatet që duhet veçuar, që janë arritur në këtë vit: - vendi i 3-të në Kampionatin Evropian për U-21 (Limasol – Qipro), - medalja e artë në Kupën Botërore (Umag, Kroaci), - i argjendtë në ekipore në Kampionatin Evropian për klube- seniorë (Turqi), - i bronztë në Kampionatin Ballkanik për seniorë (Turqi), Gjithashtu Alvin Karaq )-84 kg) radhitet i 3-ti i në botë në ranglistën për pjesëmarrjen në Premiere League.
Karaqi ishte nënkampion në Premiere 1 i mbajtur ne Salzburg, nënkampion Evrope në ekipore për klube, i pesti në Premiere League tani në Stamboll. Orges Arifi dhe Alvin Karaqi janë anëtar të klubit të Karatesë Ippon nga Prishtina”, tha Fadil Arifi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat